Prokurori ende s’ka arritur në Fushë Kosovë ku djali dyshohet se masakroi babain

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 18:19
 Prokurori ende s’ka arritur në Fushë Kosovë ku djali dyshohet se masakroi babain

Një vrasje e rëndë ka ndodhur para më shumë se një ore në Fushë Kosovë. Atje dyshohet se djali ia ia ka prerë kokën babait me sëpatë. Por, ndonëse ka kaluar më shumë se një orë prej kur ka ndodhur vrasja, Prokurori ende nuk ka arritur në vendngjarje.

Zëdhënësja e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Laureta Ulaj, ka thënës, se prokurori është duke shkuar në vendngjarje.

“Prokurori i Departamentit të Krimeve të Rënda të Prokurorisë Themelore në Prishtinë, është duke shkuar në vendngjarje. Për informatat të tjera do të njoftoheni në kohë”, ka thënë Ulaj.

Rastin për e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha.

Ai ka treguar se është arrestuar një i dyshuar për këtë rast.

“Me datë 20.07.2020 rreth ores 16:50 Policia ka pranuar një informatë se në Fushë Kosovë ka ndodhur një vrasje. Për rreth 5 minuta njesitë policore kanë arritur ne vendin e ngjarjes, ku edhe kanë arrit te arrestojne nje person të dyshuar. Njësitet relevante kanë dalur ne lokacion dhe hetime të mëtejme janë në proces për tê sqaruar rrethanat tjera të rastit”, ka thënë Hoxha.

(Kosova Sot Online)