Balaj: U trishtova nga papastërtia që pashë të memoriali “Heroinat”

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 20:32
 Balaj: U trishtova nga papastërtia që pashë të memoriali “Heroinat”

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj ka qenë e ftuar në emision.

Ajo ka folur rreth vizitës së kryetarit të Partisë Demokratike nga Shqipëria, Lulzim Bashës në Kosovë i cili premtoj heqjen e taksës së rrugës së kombit.

Megjithatë Balaj ka thënë se pret që taksa e rrugës së kombit të hiqet nga qeveria Rama, pasi për këtë ka thënë se ia premtoj zëvendëskryeministri nga Shqipëria, Erion Braqe.

“Na tha edhe neve të takim që nëse do të hy në qeveri që do ta heq taksën për rrugën e kombit, po shpresoj që kjo të ndodh edhe më herët. Zëvendës kryeministri Erion Braqe më ka premtuar që taksa të hiqet edhe më herët, ose ta pezullojnë të paktën për këtë sezon. Unë personalisht kam parë që Erioon Braqe e ka marrë seriozisht dhe po pres lajme të mira. Ajo taksë është e padrejtë për ne, por shteti i Shqipërisë ska si ti ikë asaj kontrate, por të paktën ta pezullojnë”, ka thënë Balaj.

Balaj ka folur edhe rreth iniciativës së saj për ta pastruar parkun “Heroinat” në Prishtinë.

“Ajo që kam parë unë u trishtova me atë pa pastërti, ka pasur mbishkrime dhe figura të vizatuara nëpër rrethojat me xhama dhe kjo ka qenë pak e dhimbshme. Unë kam shkuar aty për ti dhanë rëndësi një memoriali të tillë që është shumë i rëndësishëm për gratë”, ka shtuar Balaj.

(Kosova Sot Online)