Defekt në lodrën e shpejtësisë së lartë, njerëzit mbesin të varur në frikë për jetën

  • E.K /
  • 20 July 2020 - 23:15
Defekt në lodrën e shpejtësisë së lartë, njerëzit mbesin të varur në frikë për jetën

Dhjetëra njerëz mbetën të bllokuar në një park lojërash në Rusi, pasi një lodër e shpejtësisë së lart ndaloi, teksa ndodhej kokëposhtë dhe 8 metra nga Toka.

Njerëzit mbetën të varur për plot 8 minuta, pas një defekti me energjinë elektrike dhe burimin që furnizonte lodrnë.

Të frikësuar për jetën, ata shfaqen duke bërtitur në videon që kap momentin e tmerrshëm.

Një mama humbi ndjenjat nga frika dhe të tjerët u shprehën se menduan se do të vdisnin.

(Kosova Sot Online)