PDK vazhdon ta përmend si problem ftesën e Avdullah Hotit për mospjesëmarrje në Forum

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 15:34
 PDK vazhdon ta përmend si problem ftesën e Avdullah Hotit për mospjesëmarrje në Forum

Partia e Kadri Veselit nuk i ka shkuar sot kryeministrit Avdullah Hotit në takimin e ftuar me përfaqësuesit e partive politike me të cilët ka diskutuar për punën e dialogut me Serbinë.

Sipas kësaj partie, Hoti po tregon amatorizëm sa i përket procesit dhe politikës së jashtme.

Derisa mos shkuarjen në takim e kanë arsyetuar me mos dërgimin e një ftese zyrtare për të marrë pjesë në një takim të tillë.

“Nuk mund të shkosh në Bruksel për dialog, i papërgatitur, pa plan e pa mbështetje të gjerë të spektrit politik, e pastaj të kthehesh në Kosovë për të organizuar kinse një forum të liderëve për këtë çështje.Është shumë shqetësuese që ftesat e kryeministrit Hoti vazhdojnë të mbesin në nivel të ftesave të studiove televizive”, thuhet në reagimin e PDK’së.

Ata kanë numëruar edhe disa arsye të tjera pse s’i kanë shkuar Hotit sot në takim

1. Ka munguar ftesa zyrtare nga kryeministri Hoti që qartëson formatin dhe qëllimin e këtij takimi.

2. Takimet e tilla duhet mbahen gjithmonë në hapësirat e Kuvendit të Republikës së Kosovës, aty edhe ku e kanë vendin partitë politike parlamentare.

3. Takimet e tilla nuk duhet të organizohen vetëm për të thënë që jemi duke u angazhuar për një temë të caktuar. Pra, ekspermentimi dhe improvizimi nuk ka vend për tema të rëndësisë së madhe siç është dialogu final në mes të Kosovës dhe Serbisë.

PDK ka qenë gjithmonë e gatshme dhe konstruktive në raport me temat e mëdha e me rëndësi të veçantë për Kosovën. Por, improvizimet e tilla janë thjeshtë për keqardhje edhe meritojnë me plotë të drejtë injorimin tonë.

(Kosova Sot Online)