Deputetja e Vetëvendosjes: Thaçi t’i bartë pasojat e Gjykatës Speciale

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 18:19
 Deputetja e Vetëvendosjes: Thaçi t’i bartë pasojat e Gjykatës Speciale

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli gjatë një interviste në emisionin Frontal ka folur për çështjen e aktakuzës së presidentit, Hashim Thaçi.

Pacolli ka thënë që këtë gjykatë e ka krijuar vetë presidenti dhe si i tillë duhet ti bart pasojat.

“Presidenti këtë gjykatë speciale e ka krijuar vetë dhe i ka shkaktu vetë dëme të mëdha Kosovës dhe UÇK ‘së. Tash duhet ti përball vetë pasojat”, ka thënë Pacolli.

Ajo thekson që secili që shkon të dëshmojë në Gjykatë Speciale duhet të tregojë për luftën e pastër të UÇK-së.

“Krejt cka muj me thane është se kushdo që shkon në gjykatë duhet të dëshmojë për luftën e pastër të UÇK-së Unë nuk hyjë në aspekte inviduale por une mendoj që UCK nuk duhet me u gjyku sepse është  krijuar nga djemtë e vajzat e Kosovës për me mbrojt vendin nga agresori”, ka shtuar ajo duke thënë që duhet të dalim faqe bardhë nga kjo situatë.

(Kosova Sot Online)