Djali me akuza të rënda ndaj mjekëve të Prizrenit për vdekjen e babait që u trajtua për Covid -19, por që s’ishte i infektuar

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 19:44
 Djali me akuza të rënda ndaj mjekëve të Prizrenit për vdekjen e babait që u trajtua për Covid -19, por që s’ishte i infektuar

Një qytetar i Kosovës po akuzon mjekët në spitalin e Prizrenit për vdekjen e babait të tij. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Hysen Gashi, thotë se babai i tij u trajtua për Covid-19 në repartin e Pulmologjisë në spitalin rajonal të Prizrenit, pavarësisht se ai nuk vuante nga një sëmundje e tillë.

Gashi thotë se pasi varrosën babanë u njoftuan nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se familjari i tyre kishte rezultuar negativ për koronavirus.

“Sot na u konfirmua rezultati COVID negativ per baben tone. Atehere, perse vdiq baba jone?”, shkruan ai.

Qytetari ka kritika për stafin mjekësor, të cilët sipas tij, nuk bën mjaftueshëm për shërimin e të afërmit të tyre.

“A mund te quhen heronje keta mjek kur duhet lutur qe te vizitojne pacientin pasi qe ti e veren qe gjendja e tij eshte duke u keqesuar? A mund te quhen heronje keta mjek kur debatojne nder vete, jo eshte pacienti im jo i yti e shume e shume tjera.”, pyet ai.

Familarët kritika kishin edhe për varrimin e të ndjerit, pasi ndër tjera thotë edhe të jenë kërcënuar.

“Per trajtimin pas vdekjes dhe organizimin e vorrimit nuk po flas, pasi qe eshte nje trajtim aq sa i tmerrshem aq edhe qnjerezor dhe kriminal, deri aty sa edhe te kercenojne.

Une nuk e di perse vdiq baba im. Baben tim e vrau shteti im, baben tim e vrau ky shtet per te cilin ai me gjithe familjen e tij sakrifikoi shume”, përfundoi Gashi.

Sipas familjarëve Halit Gashi vdiq më 15 korrik.

Shkrimi i plotë i Gashit në Facebook:

Sot na u konfirmua rezultati COVID negativ per baben tone.

Atehere, perse vdiq baba jone?

A mund te quhen heronje mjeket tane, te cilet vazhdojne trajtimin per covid edhe nese dikush mund te kete semundje tjeter?

A mund te quhen heronje keta mjek kur te drejtohen se kemi dhene ate qe duhet per covid dhe nuk kemi qka te bejme tjeter edhe pse pacienti mund te kete nevoja tjera.

A mund te quhen heronje keta mjek kur duhet lutur qe te vizitojne pacientin pasi qe ti e veren qe gjendja e tij eshte duke u keqesuar?

A mund te quhen heronje keta mjek kur debatojne nder vete, jo eshte pacienti im jo i yti e shume e shume tjera.

Ndoshta nuk i lejon sistemi shteteror, ndoshta nuk i kane mundesite, por per mua keta mjek nuk jane heronje, te pakten jo sot, te pakten jo reparti i pulmologjise ne Prizren.

Per trajtimin pas vdekjes dhe organizimin e vorrimit nuk po flas, pasi qe eshte nje trajtim aq sa i tmerrshem aq edhe qnjerezor dhe kriminal, deri aty sa edhe te kercenojne.

Une nuk e di perse vdiq baba im. Baben tim e vrau shteti im, baben tim e vrau ky shtet per te cilin ai me gjithe familjen e tij sakrifikoi shume.

(Kosova Sot Online)