Policia konfirmon gjetjen e tre fëmijëve nga Bardhoshi për të cilët u raportua se janë zhdukur

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 21:05
 Policia konfirmon gjetjen e tre fëmijëve nga Bardhoshi për të cilët u raportua se janë zhdukur

Tre fëmijë, vëllai me dy motrat e tij nga fshati Bardhosh i Prishtinës janë zhdukur sot. Rastin në polici e ka lajmëruar babai i tyre.

Bëhet e ditur se djali është 13 vjeç ndërsa motrat janë të moshës 12 vjeçare.

Për zhdukjen e tyre janë shpërndarë fotografi edhe nëpër rrjetet sociale, por, policia konfirmon se fëmijët sapo janë gjetur.

“Në orën 14: 00 një prind nga Bardhoshi i ka lajmëruar tre fëmijët e tij të zhdukur. Para pesë minutash janë gjetë, për me pa se ku kanë qenë dhe pse s’kanë qenë nga mëngjesi në shtëpinë e tyre, ata janë duke u dërguar në stacionin policor për intervistim”, tha zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.

(Kosova Sot Online)