Dridhet Greqia nga tërmeti

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 21:50
 Dridhet Greqia nga tërmeti

Lëkundje tërmeti janë ndjerë sot në afërsi të Kefalonias në Greqi.

Sipas mediave greke, tërmeti ishte me magnitutë 4 të shkallës rihter.

Ndërkohë, sipas Institutit Gjeodinamik i Observatorit Kombëtar të Athinës, tërmeti ka qenë në det, ndërsa thellësia e saj ishte 16.8 km.

Epiqendra ndodhej 16 km në jug-perëndim të Agrostolit. Deri më tani nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

(Kosova Sot Online)