Djali e ruante nënën nga dritarja e spitalit, derisa ajo vdiq nga CoViD-19

  • E.K /
  • 21 July 2020 - 22:35
Djali e ruante nënën nga dritarja e spitalit, derisa ajo vdiq nga CoViD-19

Një djalë nga Palestina ngjitej për çdo ditë në dritaren e dhomës së spitalit ku po qëndronte e shtrirë nëna e tij, e cila kishte rezultuar pozitive me CoViD-19, derisa ajo vdiq.

Fotot e videot ku Jihad Al-Suwaiti shihet i ulur në cepin e një dritare të spitalit, ka prekur zemrat e shumë njerëzve në rrjetet sociale dhe tashmë po shpërndahet me të madhe kudo  në botë.

30-vjeçari nga qyteti Hebron i Palestinës, është thënë të ketë qëndruar aty nga tri deri në katër orë në ditë, derisa nëna e tij vdiq.

“Ai ngjitej në katin e dytë të spitalit, vetëm që ta shikonte gjendjen e nënës, dhe të sigurohej se po merrte trajtimin e duhur nga mjekët.”

“Shumicën e kohës e kalonte këtu, duke e përcjellë gjendjen e nënës së tij nga dritarja, gjersa sigurohej se nëna e tij po flinte, për të zbritur poshtë pastaj,” ka thënë një zyrtar i spitalit, raporton Al Araby.

Edhe pse mjekët ia kishin ndaluar që të vizitonte nënën e tij shkaku i masave të sigurisë, djaloshi palestinez vazhdonte ta bëjë të veten.

Vëllai i tij ka treguar se ai është i vogli i familjes  dhe se ka qenë i lidhur ngusht me nënën, sepse babi i tyre ka 15-vite që ka vdekur.

“Nëna ka vuajtur edhe nga leukimia, dhe para ca javëve është prekur me  CoViD-19. Kur  e kuptuam këtë, nuk mund ta besonim. Vëllau i vogël ishte tejet i  zemruar dhe nuk e besonte  as ai.”

“Por tani duket se po e pranon realitetin” tha vëllai i Jihadit, Rasmi.

(Kosova Sot Online)