Albin Kurti: GjND na pajisi me një armë për arenën ndërkombëtare, kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur

  • G.G /
  • 22 July 2020 - 14:23
Albin Kurti: GjND na pajisi me një armë për arenën ndërkombëtare, kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur

Kryetari i VV’së, Albin Kurti ka thënë se mendimi i para 10 vjetëve i GJND’së pro me shpalljen e pavarësisë së Kosovës nuk u shfrytëzua

Kurti ka shkruar se mendimi i GJND’së është një armë e rëndësishme e Kosovës në arenën ndërkombëtare dhe kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur.

“Dështimi i Serbisë në GjND nuk u shfrytëzua nga Kosova. Është për të ardhur keq që në këtë dekadë ky mendim i GjND-së më së shumti u përmend te fusnota që iu mbivendos emërtimit të Kosovës. Në vend se ta forcojë subjektivitetin tonë ndërkombëtar dhe shtetëndërtimin e brendshëm, qeveria e atëhershme pat hyrë në dialog teknik e pastaj politik me Serbinë, gjithnjë për çështje të brendshme të Kosovës, duke e mbuluar rëndësinë e këtij vendimi dhe duke lejuar që të krijohet përshtypja se Kosova po rinegocion statusin e saj. GjND na ka pajisur me një armë të rëndësishme në arenën ndërkombëtare. Kurrë s’është vonë për ta mirëpërdorur”, ka shkruar Kurti.

https://www.facebook.com/albini2017/posts/920060441827174

(Kosova Sot Online)