Zvicra i shton në listën e vendeve të rrezikshme për Covid 19 edhe 15 shtete

  • E.K /
  • 22 July 2020 - 17:11
 Zvicra i shton në listën e vendeve të rrezikshme për Covid 19 edhe 15 shtete

Zvicra ka shtuar edhe 15 shtete në listën e atyre që vlerësohen si të rrezikshmërisë së lartë, shkaku i pandemisë COVID-19. Ndërsa nga kjo listë ka larguar Suedinë e Bjellorusisë. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet shëndetësore të Zvicrës në konferencë për media.

Në listën e re janë shtuar Bosnja dhe Mali i Zi, raportojnë mediet në Ballkan.

Personat që vijnë nga shtetet në listë duhet të vetizolohen për dhjetë ditë.

Kjo vlen edhe për shtetet e reja në këtë listë, edhe nëse ata kanë udhëtuar në këto shtete para futjes së shteteve në listën e kuqe. Janë definuar edhe kriteret për futjen e shteteve në këtë listë. Nëse shifra e infeksioneve të reja për 100 mijë banorë në ato shtete gjatë 14 ditëve është më tepër se 60 atëherë futet në listë.

Në listë deri më tash ishin 29 shtete, përfshirë Kosovën. Numri në mesnatë do të rritet në 42. Ka gjasa të futet në të ardhmen edhe Spanja, është thënë, nga autoritetet në Zvicër. Ato njëkohësisht kanë njoftuar se 6.000 persona janë në vetizolim pasi kanë ardhur nga vendet e rrezikshmërisë.

(Kosova Sot Online)