Ali Ahmeti thotë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

  • 22 July 2020 - 21:16
 Ali Ahmeti thotë se është ftuar nga Gjykata Speciale në Hagë si dëshmitar

Kryetari i BDI’së, Ali Ahmeti, thotë se është ftuar nga Gjykata Speciale në cilësinë e dëshmitarit. Këtë e ka bërë të ditur vetë Ahmeti përmes një postimi në Facebook.

“Sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare, janë synim dhe detyrim i imi i përhershëm në të gjithë veprimtarinë time”, ka thënë ai.

“Andaj, ju njoftoj që Dhomat e specializuara të Republikës së Kosovës, gjegjësisht prokuroria speciale e Kosovës, si një nga themeluesit e UÇK dhe anëtar i shtabit të përgjithshëm, më ka ftuar në cilësinë e dëshmitarit dhe pa hamendje kam pranuar ftesën si dhe kam vendosur kontakt konstruktiv dhe bashkëpunues me zyrtarët në Hagë.”

“Gjithmonë kam qenë ithtar i drejtësisë joselektive dhe jam në dispozicion të tërësishëm të organeve të drejtësisë për ta dëshmuar qiltërsinë e luftës çlirimtare të popullit shqiptar përballë gjenocidit të regjimit serb të Millosheviçit.”, përfundon ai.

 

Të nderuar qytetarë, sundimi i ligjit dhe arritja e drejtësisë së mirëfilltë joselektive, vendore dhe ndërkombëtare,...

Publiée par Ali Ahmeti sur Mercredi 22 juillet 2020

(Kosova Sot Online)