Një person nga Kamenica vdes pasi u prek nga virusi Covid-19

  • E.K /
  • 22 July 2020 - 21:36
 Një person nga Kamenica vdes pasi u prek nga virusi Covid-19

Edhe një person nga Kamenica ka humbur betejën me koronavirus. Kjo është vdekja e dytë nga Kamenica e konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Numri i të vdekurve nga Covid-19 në Kosovë është 150. Ndërkohë lajmin e bëri të ditur kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati.

“Fatkeqësisht edhe një qytetar nga komuna jonë humbi betejën me COVID19. Ky është rasti i dytë i konfirmuar sot nga IKShP që ka përfunduar me fatalitet, kurse numri i të vdekurve nga virusi SARS-CoV-2 ka arritë në tre. Pa dashur të shkaktoj panik, ju lus të gjithëve për kujdes! Respektoni udhëzimet sepse tani kujdesi ndaj vetes e njerëzve përreth varet prej nesh. Ngushëllime të sinqerta familjes!” ka shkruar Kastrati.

(Kosova Sot Online)