Erdogan publikon këngën për Shën Sofinë, mesazhi edhe në gjuhën shqipe

  • E.K /
  • 22 July 2020 - 22:30
 Erdogan publikon këngën për Shën Sofinë, mesazhi edhe në gjuhën shqipe

Pas vendimit për ta kthyer në një xhami ku të falen besimtarët myslimanë, Presidenti turk Rexhep Erdogan ka publikuar në llogarinë e tij në rrjetin social, një këngë dedikuar Shën Sofias.

Kënga e realizuar në 9 gjuhë të botës, përfshin dhe një mesash në gjuhën shqipe, i cili është interpretuar nga këngëtarja Imran Salkan. Ajo thotë në shqip vargun

 “Shën Sofia ti nuk je vetëm një gur, emrin tënd po e përhapim në botë”.

Ndërsa gjuhët e tjera të përfshira janë, kineze, arabe, azere, kurde, bengale, turke dhe suahilisht. Kujtojmë se kthimi i Shën Sofisë në një xhami për besimtarët ka sjellë një varg me polemika mes Presidentit turk dhe një sërë figurash të larta të fesë së krishterë në mbarë botën.

(Kosova Sot Online)