Deputeti i LDK’së shërohet nga koronavirusi

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 09:41
Deputeti i LDK’së shërohet nga koronavirusi

Deputeti i  LDK’së, Haxhi Avdyli ka njoftuar se është shëruar plotësisht nga Covid-19.

Avdyli ka shkruar në Facebook se pas 3 jave izolim IKSHP e ka shpalluar si të shëruar nga koronavirusi pas testit negativ.

“Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë izolim. Prandaj që sot do i kthehem kryerjes së obligimeve të deputetit në seancën e rradhës. Nesër në Dekanat të Fakultetit të Mjekësisë ,të premten pasdite do mbaj Provimet e Licencës së infermierve të diplomuar ,kurse punës me pacientët e mi në Prizren u kthehem nga e shtuna paradite. Ju faliminderit për kujdesin tuaj dhe shihemi”, ka shkruar Avdyli në Facebook.

 

Nga dje, pas testit negativ dhe kritereve të OBSH-së, IKSHP, më ka shpallur të shëruar nga Covid19 ,pas 3 javë...

Publiée par Haxhi Avdyli sur Jeudi 23 juillet 2020

(Kosova Sot Online)