CNN publikon studimin e fundit: Tre veprimet e thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 10:12
CNN publikon studimin e fundit: Tre veprimet e thjeshta që mund të ndalojnë përhapjen e koronavirusit

Tre jane gjerat e thjeshta, pjese e sjelljes se re njerezore, qe do te ndalojne perhapjen e pandemise se koronavirusit, edhe pa nje vaksine.

Behet fjale per rregullat qe po perseriten tashme prej kohesh, larje e shpeshte e duarve, mbajtja e mases dhe ruajtja e distances fizike.

Ky eshte perfundimi i nje studimi te ri te publikuar se fundi ne revistën ”PLoS Medicine”, per te cilen ka raportuar sot CNN ne nje artikull lidhur me tre veprimet e thjeshta qe mund te na shpetojne.

Studimi, botuar të martën në revistën PLoS Medicine, iu referua masave qe mund te frenonin perhapjen e Covid-19, lidhur me sjelljen njerezore.

“Reference në studim u mor shpeshtesia e kontakteve mes qytetareve, në Hollandë, por modeli është i përshtatshëm edhe për vendet e tjera perëndimore”, thanë studiuesit në Qendrën Mjekësore Universitare Utrecht.

“Një epidemi e madhe mund të parandalohet nëse efikasiteti i këtyre masave tejkalon 50%,” kanë shkruar ata.

Nëse, sidoqoftë, publiku është i ngadaltë, por përfundimisht ndryshon sjellje, ai mund të zvogëlojë numrin e rasteve, por pa ndaluar arritjen e nje kulmi.

Nëse qeveritë mbyllen herët, por askush nuk ndërmerr hapa shtesë te mbrojtjes personale, kjo do të vononte por nuk do të zvogëlonte arritjen e kulmit te rasteve.

Një ndërhyrje tre mujore do të vonojë kulmin, për së shumti, shtatë muaj, zbuloi studimi.

“Në terma praktikë, kjo do të thotë që SARS-CoV-2 nuk do të shkaktojë një shpërthim të madh në një vend ku 90% e popullsisë zbaton me rigorozitet larjen e shpeshte te duarve dhe zbaton distancen sociale, që kane 25% efektivitet.”

Edhe me distancimin shoqëror të vetë-imponuar, kontaktet me të tjerët mund të mos eliminohen plotësisht. Për shembull, njerëzit që jetojnë së bashku do të bashkëveprojnë, duke rritur gjasat që dikush të sëmuret. Kështu që shpërthimet e vogla janë ende të mundshme.

Autorët argumentojnë se qeveritë duhet të edukojnë publikun në lidhje me mënyrën se si përhapet virusi dhe të rrisë vetëdijen për rolin thelbësore të vetë-distancimit, larjes së duarve dhe gjithashtu përdorimin e maskave në kontrollin e një epidemie të vazhdueshme.

Drejtuesit amerikanë të shëndetit publik i kane bërë jehonë ketij studimi. Drejtori i Qendrave amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka thene se vendi nuk është “i mbrojtur”.

“Nëse të gjithë do të mbanim maska për katër javët e ardhshme, gjashtë, tetë, dymbëdhjetë javë, në të gjithë vendin, ky transmetim i virusit do të ndalet,” tha Dr. Robert Redfield.

(Kosova Sot Online)