Në ShBA raportohen më shumë raste të Covid-19 në dy javët e fundit sesa në tërë muajin qershor

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 11:06
Në ShBA raportohen më shumë raste të Covid-19 në dy javët e fundit sesa në tërë muajin qershor

Në dy javët e fundit ShBA ka raportuar më shumë se 915.000 raste të reja me koronavirus, shifër kjo më e lartë sesa rastet e regjistruara në tërë muajin qershor, shkruan CNN.

Kjo shifër e lartë tregon, që ShBA është ende shumë larg kontrollimit të virusit, I cili ka pushtuar të gjithë shtetet në Amerikë dhe e ka vendosur sistemin shëndetësor në kolaps. Sipas ekspertëve, kjo është duke ndodhur për shkak të rihapjes së shpejtë të vendit dhe rikthimit të shpejtë në zakone të vjetra, plazhe të mbushura me njerëz, vende publike, lokale dhe bare të mbushura.

Sipas ekspertëve, ajo që vjen më pas është ende e paqartë, pasi situata është shumë më e komplikuar se sa duket.

(Kosova Sot Online)