Fatmir Limaj i uron shërim të shpejtë Jakup Krasniqit pas infektimit me COVID-19

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 11:25
Fatmir Limaj i uron shërim të shpejtë Jakup Krasniqit pas infektimit me COVID-19

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, i ka uruar shërim të shpejtë Jakup Krasniqit, i cili ka rezultuar pozitiv për COVID-19.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Limaj u ka bërë thirrje qytetarëve që që të respektojnë në përpikëri rekomandimet e institucioneve shëndetësore.

“Uroj që kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës do ta kaloj me sukses këtë sifdë shëndetësore dhe t’i kthehet sa më parë aktiviteteve tona të përbashkëta politike”, ka shkruar Limaj.

Ndryshe, Kryetari i Këshillit Kombëtar të Nismës Socialdemokrate e ish-kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, gjatë ditës së hënë ka rezultuar pozitiv me COVID-19.

Lajmin e ka konfirmuar për Express vetë Krasniqi.

Ai ka deklaruar se gjendja e tij shëndetësore është stabile dhe se po trajtohet në shtëpinë e tij.

 “Po gjatë ditës së hënë kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Gjendjen e kam shumë të mirë. Për momentin jam duke e përballuar mirë”, ka deklaruar Krasniqi.

 

I uroj sheërim teë shpejteë mikut dhe bashkeëpuntorit tim, Jakup Krasniqi pas infektimit me COVID-19. Uroj qeë kryetari...

Publiée par Fatmir Limaj sur Jeudi 23 juillet 2020

(Kosova Sot Online)