Pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Hoti e kërkon votën e deputetëve edhe për dy ligje

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 12:01
Pas votimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Hoti e kërkon votën e deputetëve edhe për dy ligje

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka falenderuar deputetët e Kuvendit për ratifikimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në seancën e sotme.

“Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. Këto marrëveshje ndihmojnë në zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike”, ka shkruar Hoti.

Hoti ka thënë se pret që të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike.

“Pres që në ditët në vijim të miratohen edhe rishikimi i buxhetit dhe ligji për rimëkëmbjen ekonomike, duke e kompletuar kështu të gjithë bazën ligjore për rimëkëmbjen ekonomike, që është shumë e nevojshme për qytetarë dhe biznese. Qeveria do të bëjë maksimumin që sa më parë të nis zbatimin e masave për rimëkëmbje ekonomike, me transparencë të plotë dhe në koordinimin me të gjithë akterët e tjerë, komunat, odat ekomomike, partnerët zhvillimorë etj”, ka thënë ai.

 

Falënderoj të gjithë deputetët, të koalicionit qeverisës dhe të opozitës, për miratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare....

Publiée par Avdullah Hoti sur Jeudi 23 juillet 2020

(Kosova Sot Online)