Arben Gashi i reagon Vjosa Osmanit pas përplasjes me Kujtim Shalën

  • G.G /
  • 23 July 2020 - 13:30
Arben Gashi i reagon Vjosa Osmanit pas përplasjes me Kujtim Shalën

Në përplasjen mes Vjosa Osmanit dhe Kujtim Shalës është përfshirë edhe shefi i deputetëve të LDK’së, Arben Gashi.

Gashi ka thënë se Osmani si kryetare e Kuvendit duhet ta drejtojë seancën vetëm në bazë të rregullores dhe se s’mund ta tejkalojë në asnjë formë atë.

Deputeti Gashi ka thënë se kryetarja e Kuvendit s’mund t’iu ndërhyjë ministrave në fjalime dhe s’mund të jap qëndrime personale.

“Kryesuesi i seancës duhet të drejtor seancë në bazë të rregullores. Dhe s’mund ta drejtojë në bazë të mendimeve dhe qëndrimeve personale. Krejt çka po kërkohet që të mos shkohet tutje dhe të mos komentohet. Ajo ka të drejtë të shprehet, por nuk mund të komentojë dhe t’i ndërhyjë në fjalë ministrave. Kemi një rregullore dhe s’mund të tejkalohet nga askush. Askush nuk mund të interpretoj përtej normës”, ka thënë Gashi.

Gashit i është kundërpërgjigjur Vjosa Osmani, duke thënë se s’ka asnjë pikë në rregullore që ia ndalon asaj si kryetare e Kuvendit që ta marrë fjalën edhe si deputete.

“Kjo nuk ishte për procedurë por për fjalimin tim. E para nuk ka asnjë pikë në rregullore të Kuvendit që kryetare së Kuvendit ia ndalon kryetare së Kuvendit ta marrë fjalën edhe si deputete. Unë e shfrytëzova të drejtën time, që të jap koment për ministren. Kaq, dhe besoj isha e qartë. S’mund ta marrë fjalën askush pas meje, dhe mund të ankoheni diku tjetër nëse doni”, ka thënë Osmani.

(Kosova Sot Online)