IKShP’ja njofton për 136 të shëruar nga COVID-19

  • E.K /
  • 23 July 2020 - 15:13
IKShP’ja njofton për 136 të shëruar nga COVID-19

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 136 persona të cilët kanë qenë të infektuar me COVID-19.

Me këtë shifër, numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 3 mijë e 505.

Ndërkohë, raste aktive janë 2 mijë e 804.

“Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 136 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 3.505 raste, kurse numri i rasteve aktive është 2.804”, ka njoftuar IKSHP’ja.

(Kosova Sot Online)