Gold Ag i quan shejtanë ata që e kundërshtojnë ndërtimin e Xhamisë

  • A.P /
  • 23 July 2020 - 22:31
Gold Ag i quan shejtanë ata që e kundërshtojnë ndërtimin e Xhamisë

Ndërtimi i Xhamisë së Madhe në Prishtinë ka ngjallur reagime të shumta në publik.

Madje gjatë së mërkurës u organizua protestë pikërisht në vendin ku do të ndërtohet.

Me këtë rast, të shumtë kanë qenë edhe fytyrat publike që janë përfshirë në këtë çështje, duke u deklaruar publikisht nëse janë pro ose kundër ndërtimit të kësaj xhamie.

Një prej tyre ka qenë edhe Gold Ag, i cili është treguar goxha i ashpër në deklaratat e tij .

Për më tepër, ai i quan shejtanë të gjithë ata që e kundërshtojnë ndërtimin e kësaj xhamie në kryeqytet.


(Kosova Sot Online)