Dhunohet një e mitur në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 09:10
Dhunohet një e mitur në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Policia e Kosovës ka arrestuar një person, i cili dyshohet për dhunimin e një të miture në Gjakovë, raporton Express.

I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë, derisa viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

“Gjakovë 22.07.2020-15:40. Lidhur me rastin me datën 23.07.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se e kishte dhunuar  viktimën e miturën femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa viktima do të dërgohet në IML për ekzaminim. Rasti vazhdon të hetohet”, njofton Policia.

(Kosova Sot Online)