Fillon takimi i presidentit Thaçi dhe kryeministrit Hoti

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 09:42
Fillon takimi i presidentit Thaçi dhe kryeministrit Hoti

Ka filluar takimi mes Shefit të Shtetit Hashim Thaçi dhe Shefit të Qeverisë, Avdullah Hoti në zyrën e Presidencës.

Takimi ka filluar në ora 9:00, ndërkaq pas takimit pritet të ketë një konferencë për media nga Thaçi dhe Hoti.

Së fundi, Thaçi dhe Hoti janë koordinuar për emërimin e Skender Hysenit në pozitën e koordinatorit shtetëror për dialogun me Serbinë.

Hyseni edhe sot do të zhvillojë bisedime në nivelin e ekspertëve me palën serbe në Bruksel.

(Kosova Sot Online)