Thaçi dhe Hoti pas takimit: Marrëveshja finale me Serbinë do të jetë njohja reciproke

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 10:01
Thaçi dhe Hoti pas takimit: Marrëveshja finale me Serbinë do të jetë njohja reciproke

Presidenti Hashim Thaçi pas takimit me kryeministrin Avdullah Hoti ka folur para mediave lidhur me temat që kanë diskutuar me fokus të veçantë për dialogun me Serbinë.

Thaçi ka thënë se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të përfundojë me njohje reciproke dhe të mos rrëshqitet në dialog teknik.

“Të ndodhë njohja reciproke dhe të mos lejojmë që ky dialog të zbres në nivel teknik sepse dialogu është komplet politik. Niveli teknik do të thotë status quo”, ka thënë Presidenti.

Kurse kryeministri Hoti ka thënë se dialogu nuk do të rrëshqasë në dialog teknik por do të fokusohen në marrëveshjen finale që nënkupton njohjen reciproke.

“Ne do të angazhohemi që dialogu të mos rrëshqasë në dialog teknik por të fokusohemi në çështjen kryesore që është njohja reciproke e cila duhet të jetë edhe marrëveshja finale mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hoti.

(Kosova Sot Online)