Dy viktima nga Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 12:08
Dy viktima nga Covid-19 në zonat e banuara me serbë në Kosovë

Dy persona të tjerë kanë ndërruar jetë në zonat e banuara me serbë në Kosovë, 27 njerëz u sëmurënr, dhe nëntë u shëruan nga Covid-19.

Këto i bëri të ditura specialisti serb i epidemiologjisë Aleksandar Antonijeviq, raporton Radio Kontakt Plus.

Nga 12 marsi deri më sot, gjithsej 3,121 persona u testuan në zonat e banuara me serbë ku 707 ishin pozitivë për virusin korona.

Aktualisht, 483 raste janë aktive në këto zona.

(Kosova Sot Online)