Hoti deputetëve: Këto janë tri parimet e dialogut me Serbinë

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 13:01
Hoti deputetëve: Këto janë tri parimet e dialogut me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti përpara deputetëve të Kuvendit ka prezantuar platformën e qeverisë me parimet kryesore në procesin e dialogut me Serbinë.

Kryeministri Hoti tha se në Samitin e Parisit ka prezantuar tri parimet kryesore të qeverisë.

“Detyrimi për përfaqësimin tim në dialog buron nga kushtetuta. E para integriteti territorial i Kosovës është i pacenueshëm, Tërësia e territorit të Kosovës është premisa thelbësore e Republikës së Kosovës, Organizimi kushtetues i Kosovës nuk mund të preket sepse si i tillë garanton organizimin e pushteteve Marrëveshja me Serbinë do të jetë në përputhje me Kushtetutën. Në Samit dhe në videokonferencë unë kam prezantuar parimet që i përmenda”, tha Hoti.

Tutje kryeministri Hoti tha se nuk merret me konspiracione me thika mbi harta.

“Nuk ka dhe nuk do të ketë dialog teknik të gjitha takimet do të jenë për hartimin e marrëveshjes finale për njohje reciproke. Unë kam emëruar koordinatorin për dialog në përputhje me kompetencat e mia në Kushtetutë. Unë nuk merrem me konsiparacione si thikat mbi harta”, është shprehur ai.

Ai ka folur edhe për takimin e Brukselit me presidenti e Serbisë Vuçiq, duke thënë se për temat e të pagjeturve dhe ekonominë ka kërkuar shpalosjen e informacionit të plotë nga arkivat e ish-Jugosllavisë si dhe kompenzimin e dëmeve të luftës.

“Më 16 korrik është mbajtur takimi ku është  diskutuar tema e të pagjeturve është trajtuar dhe me kërkesa të qarta, kam kërkuar të zgjidhet çështja e të pagjeturve, sjellja e drejtësisë në vend dhe shpalosjen e informacionit të plotë nga arkivat e ish-Jugosllavisë kurse sa i përket ekonomisë kam kërkuar kompenzimin e dëmve të luftës, borxhi shtetëror, dëmtimet e pronës, fondi pensional etj.”, u shpreh ai.

(Kosova Sot Online)