Lajçak pas takimeve me Hysenin dhe Gjuriqin: Bisedat për të pagjeturit dhe të zhvendosurit ishin produktive

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 13:06
Lajçak pas takimeve me Hysenin dhe Gjuriqin: Bisedat për të pagjeturit dhe të zhvendosurit ishin produktive

Emisari i BE’së për dialogun Mirsolav Lajçak ka shkruar në Twitter për takimin Kosovë – Serbi që është mbajtur dje në Bruksel.

Dje është mbajtur në Bruksel takimi në mes të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Përfaqësues i Kosovës ka qenë koordinatori për dialogun, Skender Hyseni ndërsa i Serbisë drejtori të ashtuquajturës zyrë serbe për Kosovën, Marko Gjuriq.

Temë kryesore e takimit ishin personat e zhdukur dhe të zhvendosur.

Për takimin ka shkruar në Twitter emisari i BE’së për dialogun, Miroslav Lajcak.

“Diskutimet politike të kësaj jave në nivel të ekspertëve për personat e zhdukur dhe zhvendosur ishin produktive dhe konstruktive. Mezi presim raundin tjetër të bisedimeve të ekspertëve të dialogut Beograd-Prishtinë së shpejti”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)