Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë, po kërkohet për vjedhje të rëndë

  • 24 July 2020 - 13:28
Nëse e shihni këtë person, lajmërojeni menjëherë policinë, po kërkohet për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunimin e qytetarëve për arrestimin e një të kërkuari për veprën penale “vjedhje e rëndë”. Bëhet fjalë për 27-vjeçarin nga Istogu, Arnit Gjukaj.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka bërë me dije se ka siguruar urdhëresën e Gjykatës për të publikuar foton me shënimet e tjera të personit të kërkuar, me qëllim arrestimin e tij.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në komunikatë.

(Kosova Sot Online)