Gjuriq provokon kosovarët nga Brukseli

  • E.K /
  • 24 July 2020 - 14:13
Gjuriq provokon kosovarët nga Brukseli

Në Bruksel vazhduan bisedimet mes ekipeve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e BE’së ku u takuan krerët e ekipeve të palëve, Skender Hyseni dhe Marko Djuric.

I pari i të ashtuquajturës ‘Zyre për Kosovë e Serbi’ në qeverinë e Serbisë’ anashkaloi krimet e Serbisë gjatë luftës në Kosovë dhe i quajti vepra terroriste luftë çlirimtare të kosovarëve.

Sipas paralajmërimeve në takimin e Brukselit do të duhej të diskutohej për të zhdukurit dhe të përndjekurit Djuric nuk dha detaje për të pas por vetëm përsëriti akuza të pabaza për incidente që sipas tij janë akte terroriste.

“Delegacioni i Beogradit sot, në kuadrin e bisedimeve teknike me përfaqësuesit e BE’së në Bruksel, ka përkujtuar atë krim dhe faktin që askush nuk është përgjigjur për të, si dhe sulme të tjera të shumta terroriste ndaj serbëve” thuhej në kumtesën e ‘Zyrës për Kosovë e Metohi’.

Djuric, sipas njoftimit shtoi se ka kërkuar që BE të shtoj përpjekjet që krimet ndaj civilëve të kryera ndaj civilëve të hetohen e kryesit dhe urdhëruesit të ndiqen penalisht.

Marko Djuric pastaj ka deklaruar për agjencinë serbeve të lajmeve Tanjug porositi se pas takimit të sotëm, bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër.

(Kosova Sot Online)