Fauci thotë se ai, gruaja dhe vajzat e tyre po marrin mesazhe kërcënimi

  • A.P /
  • 24 July 2020 - 22:38
Fauci thotë se ai, gruaja dhe vajzat e tyre po marrin mesazhe kërcënimi

Eksperti më i lartë amerikan për sëmundjet infektive doktor Anthony Fauci ka treguar se ai dhe familja e tij kanë marrë punësuar punëtorë sigurimi pasi kanë marrë “kërcënime serioze”.

Ai tha se bashkëshortja e tij dhe tre vajzat e tyre kanë marrë emaile kërcënuese që nga ditët e para pas shfaqjes së pandemisë së koronavirusit.

Fauci, i cili gjithashtu është në task-forcën e Shtëpisë së Bardhë për koronavirusin, tha se shumica prej kërcënimeve janë nga amerikanë që besojnë se ai po shtyn agjenda personale.

Fauci tha se kjo nuk është hera e parë që ai ka marrë kërcënime të tilla.

Tha se një gjë e tillë i kishte ndodhur edhe mes viteve 1980 – 1990 gjatë pandemisë së HIV/AIDS.

(Kosova Sot Online)