Meksika regjistron mbi 730 viktima të koronavirusit për 24 orë

  • S.A /
  • 25 July 2020 - 09:12
Meksika regjistron mbi 730 viktima të koronavirusit për 24 orë

Gjatë 24 orëve të kaluara, në Meksikë janë regjistruar 737 të vdekur nga koronavirusi, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë e këtij shteti.

Kështu, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në njërin prej vendeve më të mëdha të Amerikës Latine shkoi në 42,645, shkruan “Reuters”.

Përpos viktimave, gjatë kësaj periudhe u regjistruan edhe 7,573 raste të reja të infektimeve dhe numri i përgjithshëm i të prekurve shkoi në 378,285 persona.

Qeveria meksikane ka thënë se numri i vërtetë i personave të infektuar ka gjasë të jetë goxha më i lartë se shifra zyrtare.

Meksika është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi në Amerikën Latine, së bashku me Brazilin dhe disa vende të tjera.

(Kosova Sot Online )