COVID-19 mbyll QMF’në në Kijevë të Malishevës

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 10:29
COVID-19 mbyll QMF’në në Kijevë të Malishevës

Qendra e Mjekësisë Familjare në Kijevë të Malishevës është mbyllur sot përkohësisht për shkak se disa punëtorë shëndetësorë kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur Komuna e Malishevës përmes një njoftimi për media. Sipas njoftimit, rezultatet e punëtorëve shëndetësorë janë konfirmuar nga IKSHPK.

Punëtorët shëndetësorë ndërkaq bëhet e ditur se tani e disa ditë kanë qenë në vetizolim.

“Mirëpo për shkak të sigurisë është sugjeruar mbyllja e QMF-së, derisa të përfundoj testimi i punëtorëve tjerë shëndetësorë dhe të krijohen kushte për kryerjen e shërbimeve shëndetësore. Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me COVID-19 në Malishevë, kërkon nga të gjithë qytetarët e kësaj ane, që për disa ditë, shërbimet shëndetësore ti kryejnë në QKMF në Malishevë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)