Vdes aktivisti i LDK-së

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 10:54
Vdes aktivisti i LDK-së

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, njofton për vdekjen e aktivistit të LDK-së, Shefqet Muli.

Përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, kryetari i Vushtrrisë ngushëllon familjen e të ndjerit, teksa Mulin e përshkruan si njeri të urtë.

Postimi i plotë i Tahirit:

Me dhimbje morëm lajmin për shkruajen në amshim të aktivistit të LDK-së, Shefqet Muli, njeri i urtë e i mirë i qytetit tonë.

Do të donim të jemi me ju në këtë ditë dhimbje, por në pamundësi të jemi bashkë me ju e familjen e madhe Muli, në këtë kohë pandemie, ju lutem pranoni ngushëllimet e mia, të familjes time dhe gjithë qytetarëve të Vushtrrisë.

(Kosova Sot Online)