Zyrtari i VV’së denoncon Ramë Likajn se e çoi në Bord të universitetit motrën e deputetit të AAK’së

  • E.K /
  • 25 July 2020 - 11:52
Zyrtari i VV’së denoncon Ramë Likajn se e çoi në Bord të universitetit motrën e deputetit të AAK’së

Deputeti i VV’së, Fitim Uka, ka thënë se Ramë Likaj ka emëruar në Bordin e Universitetit të Pejës motrën e deputetit të AAK’së dhe Shefin e grupit të Këshilltarëve të AAK’së në Pejë.

Ai nuk i ka treguar se motra e cilit deputet dhe as nuk ka dhënë detaje tjera vetëm thënë se këto janë standardet e AAK’së.

“Ministri plagjiat i Arsimit, ka shkarkuar bordin dhe ka emëruar tre anëtarë të rinj. Shefi i grupit të këshilltarëve të AAK-së në Pejë dhe motra e një deputeti të AAK-së qënkan emëruar në këtë bord. Për integritet akademik e moral mos të flasim. Për standardet e AAK-së mjafton që ta kenë përfunduar fakultetin”, ka shkruar Uka.

“Pasi që kanë zëvendësuar anëtarët e Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës dhe po përgatisin terrenin për të sjellë një rektor politik, kapja/politizimi i bordeve ka vazhduar me Universitetin e Pejës “Haxhi Zeka””, ka shtuar ai.

 

Pandemia nuk i ndalë! Pasi që kanë zëvendësuar anëtarët e Këshillit Drejtues në Universitetin e Prishtinës dhe po...

Publiée par Fitim Uka sur Samedi 25 juillet 2020

(Kosova Sot Online)