Prekëse: Kujdestari vishet bardhezi për t’ia plotësuar mungesën e nënës zebrës jetime

  • 25 July 2020 - 12:30
Prekëse: Kujdestari vishet bardhezi për t’ia plotësuar mungesën e nënës zebrës jetime

Një zebër e vogël, nënën e së cilës e kanë mbytur luanët, duket se është përsëri e lumtur pasi kujdestari i saj po vishet me rroba bardhezi, të ngjashme me ngjyrën e këtyre kafshëve, duke ia plotësuar sadopak mungesën e nënës.

Zembra e quajtur Diria kishte fillim të vështirë të jetës pasi nënën e saj e mbyti një tufë luanësh në parkun kombëtar Tsavo në Keni, shkruan “Daily Mail”.

Për fat të mirë, zebra e vogël kishte arritur t’i ikte sulmit të luanëve duke u fshehur në një tufë të dhive.

Në natyrë të lirë, zebrat rriten nga nënat dhe kafshët kanë lidhje të fortë me të vegjlit e tyre.

Pasi mbeti pa nënë, zebra e vogël tash ngushëllohet me ngjyrat e rrobave të punëtorit të kopshtit që kujdeset për të.

Ai rri nga mëngjesi deri në mbrëmje me zebrën e vogël, duke e ushqyer me qumësht dhe duke ia ofruar ndjenjën e sigurisë dhe rehatisë.

(Kosova Sot Online)