Ku është Kosova, e ku janë shtetet tjera me numër të të infektuarve me koronavirus

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 07:52
Ku është Kosova, e ku janë shtetet tjera me numër të të infektuarve me koronavirus

Shtimi i rasteve me koronavirus në Kosovë po vazhdon, ndërkohë që edhe OBSH ka dhënë një paralajmërim për rikthimin e virusit në Kosovë dhe Shqipëri, si vendet ndër më të prekurat me raste të reja.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar Policinë dhe Inspeksionin, ndërsa rastet pa rriten vazhdimisht.

Kosova ka gjithsej 7137 raste me Covid-19 të konfirmuara. Prej tyre 3874 persona janë shëruar ndërsa 177 kanë ndërruar jetë.

Në krahasim me vendet e rajonit, Kosova ka shtim të madh të rasteve të cilat erdhën pas lehtësimit të masave.

Shqipëria ka për momentin 4637 raste totale me Covid-19. 2682 persona janë shëruar ndërsa 134 kanë ndërruar jetë. Shqipëria qëndron pak më mirë se Kosova me raste aktive. Për momentin janë 1821 persona me virus në Republikën e Shqipërisë.

Shumë më keq qëndron Maqedonia e Veriut. Në 24 orët e fundit janë konfirmuar 152 raste të reja me Covid-19 në këtë shtet. 10086 raste janë të konfirmuara gjithsej, ndërsa 5427 persona janë shëruar. 460 të tjerë kanë humbur jetën pas prekjes nga virusi. 4199 raste janë ende aktive.

Serbia ka 23730 raste me Covid-19 të konfirmuara. 14047 janë shëruar nga virusi ndërsa 534 persona kanë humbur jetën. 9149 raste janë aktive.

Mali i Zi ka gjendjen më të mirë me pandemi. Janë 2747 raste me koronavirus në Mal të Zi. 664 persona janë shëruar ndërsa 43 persona kanë humbur jetën. 2040 raste janë aktive me koronavirus.

(Kosova Sot Online)