Jep dorëheqje nga PDK-ja, arsye e përmend se për parti u “prish” me mikun!

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 08:04
Jep dorëheqje nga PDK-ja, arsye e përmend se për parti u “prish” me mikun!

Bekim Hoti ka dhënë dorëheqje sot nga funksionet udhëheqëse të Partisë Demokratike të Kosovës, këtë e ka bërë të ditur ai nëpërmjet një njoftimi.

Hoti deklaroi se arsyeja e parë është angazhimi dhe përgjegjësitë që ka në sektorin privat, por ai tha se shkaku i partisë i ndodhi të prishet me mikun.

Njoftimi i plotë:

Njoftim: Të nderuar qytetar të Komunës së Malishevës anëtar, aktivist dhe simpatizant të pa lodhshëm dhe shumë fanatik të PDK-së e që vetëm ndaj juve ndjehem borgjli, ju njoftoj se nga sotë jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha fungsionet udhëheqëse brënda Partisë Demokratike të Kosovës.

Arsyeja e parë është, për shkak të angazhimit tim dhe përgjegjësive që kam në sektorin privat…! Por natyrisht që ka edhe arsyeje tjera e që janë të shumta apo të pa numërta. Në këtë far trendin aktual politik në Kosovë, politika ka shkelur skajshmërisht mbi vlerat dhe ndërgjegjshmërinë e shoqërisë, fatkeqësisht është një lloj degjenerimi total.

Paramendoni deri ku ka mbrri lufta e brendëshme apo (lufta brënda llojit) në subjektin politikë, për shembull rast konkret, mua personalisht më ka ndodhur të prishemi e të qororoditemi bash me mikun tim, por në fakt kjo prishje dhe qoroditje që ka ndodhur mes mikut e dhëdrrit në këtë rast kishte një qëllim dhe siq thot një fjalë popullore qëllimi u pa edhe nga qielli, kish pas qenë në pyetje (Posti i nën kryetarit të parë të degës së PDK-së në Malishevë).

Paramendoni deri ku kemi arritur me nerskamca ndaj njëri tjetrit, gjat procesit të zgjedhjeve të brenshme që i patëm dega e PDK-së në Malishevë gjatë vitit 2019 disa të mjerë e të pa vlerë kishin pas organizuar edhe darka për të planifikuar fillimisht për ndarjen e posteve, kush nën kryetar, kush sekretar, etj, etj, etj e më pastaj si pazar për këto poste partiake, plani (B) se kush të votohet dhe kush të mos votohet për kryesinë e degës…! Ajo qka është e çuditshme dhe të bën për tu qeshur është se njërit nga ata të mjerët e të pa vlerët që ishte pjesë e kësaj (pazar-darke) ja kishin pas hëngër fjalët për postin e premtuar dhe nga hidhëtimi ka shpërthyer duke kokorizur me ankesa nëpër tavolina se gjoja si e kan tradhtuar, duke bërë që këto plane të asaj (pazar-darke) në një mënyrë apo tjetër edhe të bëhen publike…!

Me respekt Bekim Hoti Anëtar i këshillit drejtues të degës Anëtar i kryesisë së degës Njëkohësisht kryetar i nën dekgës numër 2 Malishevë.

(Kosova Sot Online)