Plani i ish-kandidatit të AAK-së për deputet për t’u bërë rektor i UP-së

  • 27 July 2020 - 08:11
Plani i ish-kandidatit të AAK-së për deputet për t’u bërë rektor i UP-së

Zenun Halili po tenton që të bëhet rektor i Universitetit të Prishtinës. Ai i ka bërë lëvizjet e para drejt këtij synimi duke u dorëhequr nga pozita e anëtarit të Këshillit Drejtues të UP-së.

Megjithatë, për ta arritur qëllimin e shumëdëshiruar, Halili ka një pengesë të madhe para vetes. Ligji për parandalimin e konfliktit të interesit ia pamundëson atij realizimin e këtij qëllimi.

Në vitin 2014 Halili ishte kandidat për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Ndonëse nuk kanë kaluar as një vit që kur ishte bërë anëtar i Këshillit Drejtues të UP-së, ai nga kjo pozitë ka dhënë dorëheqje para pak kohësh, vetëm pasi në krye të Ministrisë së Arsimit u emërua bashlëpartiaku i tij, Ramë Likaj.

Posa kishte dhënë dorëheqje nga pozita në Këshillin Drejtues, Halili e ka paraqitur kandidaturën për rektor.

Përparësi e Halilit në garën për rektor të UP-së i jep fakti se me dekret të ministrit emërohet katër nga nëntë anëtarët e Këshillit Drejtues, të cilët e zgjedhin edhe rekorin, por pengesa e madhe para tij mbetet ligji. 

(Kosova Sot Online)