25 raste aktive me koronavirus në Kamenicë

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 09:03
25 raste aktive me koronavirus në Kamenicë

Në Komunën e Kamenicës deri më tani janë infektuar me koronavirus 91 persona, prej tyre 63 janë shëruar.

Zëdhënësja e Komunës së Kamenicës, Margarita Rushiti ka thënë se janë 25 raste aktive me COVID-19, ndërsa kanë vdekur 3 të tjerë.

“Deri më sot në komunën tonë janë të identifikuara 91 raste me virusin SARS-CoV-2. Prej tyre 63 të shëruar plotësisht, 25 raste aktive dhe 3 të vdekur”, ka thënë Margarita Rushiti.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kamenicë janë shënuar 4 raste të reja.

(Kosova Sot Online)