9-vjeçarja pa probleme shëndetësore, viktima e koronavirusit me moshë më të re në Florida

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 10:01
9-vjeçarja pa probleme shëndetësore, viktima e koronavirusit me moshë më të re në Florida

Një vajzë 9-vjeçare është viktima me moshë më të re e koronavirusit në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Kimora “Kimmie” Lynum vdiq në 17 korrik, edhe pse nuk kishte asnjë sëmundje bashkëshoqëruese. Ajo është minorenia e pestë që bëhet viktimë e Covid-19 në Florida.

Sipas CNN, vajza u dërgua në spital me temperaturë të lartë. Familjarët thonë se nuk e kanë idenë se ku mund të jetë infektuar, pasi nuk ka shkuar në shkollë apo në kamp dhe verën e kishte kaluar në shtëpi.

Autoritetet shëndetësore thonë se fëmija nuk e ka marrë virusin në ndonjë udhëtim dhe gjithashtu nuk ka qenë në kontakt me ndonjë rast të konfirmuar.

(Kosova Sot Online)