Vuçiq: “Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për Kosovën fëmijën e tyre të dashur”

  • G.G /
  • 27 July 2020 - 11:14
Vuçiq: “Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për Kosovën fëmijën e tyre të dashur”

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka aluduar se Kosova është një fëmijë i amerikanëve, turqve dhe gjermanëve.

Ai madje ka kritikuar SHBA-në dhe disa vende të tjera perëndimore për armatosjen e fqinjëve të Serbisë.

“Amerikanët, turqit dhe gjermanët kujdesen për fëmijën e tyre të dashur,” tha Vuçiq, duke iu referuar Kosovës.

Ai tha se Washingtoni kohët e fundit kishte dorëzuar automjete të blinduara në Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Vuçiq tha se tashmë kanë filluar disa nisma për ta forcuar forcën ajrore serbe, veçanërisht në komponentët bombardues.

Serbia kohët e fundit mori një sistem të sofistikuar antiraketor nga Rusia, i cili gjithashtu siguroi avionë ushtarakë dhe helikopterë dhe mjete të blinduara, ndërkohë që Kina i ka dhuruar drone.

(Kosova Sot Online)