Policia jep detaje rreth aksidentit mes veturës e motoçikletës që la të vdekur një person

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 11:29
Policia jep detaje rreth aksidentit mes veturës e motoçikletës që la të vdekur një person

Një aksident trafiku mes një motoçiklete dhe një veture ka ndodhur dje në Llapushnik. Nga ky aksident ka mbetur i vdekur një person. Detaje rreth rastit kanë dhënë nga Policia e Kosovës.

Përmes raportit 24 orësh, Policia ka bëre me dije se me vendim të prokurorit, vozitësi i automjetit është dërguar në mbajtje.

“Raportohet se ka ndodhur aksident trafiku në mes të një motoçiklete që drejtohej nga viktima mashkull kosovar dhe një veture qe drejtohej nga i dyshuari mashkull kosovar. Deri te aksidenti ka ardhe kur motoçikleta tenton të bënë tejkalim nga ana e majtë automjetin që gjendet po në të njëjtin shirit me ç ‘rast e godet veturën nga mbrapa dhe me pas përplaset për mbrojtëset anësore. Si pasoje ngasësi i motoçikletës humb jetën”, thuhet në raport.

(Kosova Sot Online)