Ministri Zemaj takohet me Myftiun Tërnava, çfarë u vendos për faljen e Kurban Bajramit?

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 11:42
Ministri Zemaj takohet me Myftiun Tërnava, çfarë u vendos për faljen e Kurban Bajramit?

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj vizitoi sot Bashkësinë Islame të Kosovës (BIK) ku u prit nga kreu i saj, Muftiu Naim Tërnava.

Në këtë takim, Ministri Zemaj është informuar nga kreu i BIK për menaxhimin e deritanishëm nëpër xhamitë e Kosovës dhe zbatimin e masave kundër COVID-19.

Ministri Zemaj e falënderoi Myftiun Tërnava për organizimin e besimtarëve në të gjitha xhamitë e Kosovës për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Sipas njoftimit. Zemaj dhe Tërnava janë pajtuar që bashkëpunimi midis MSH-së dhe BIK-ut t’i shërbejë ruajtjes së shëndetit dhe mirëqenies së popullatës së Kosovës.

(Kosova Sot Online)