BIK’u tregon çmimin e Kurbanit për këtë Bajram

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 11:54
BIK’u tregon çmimin e Kurbanit për këtë Bajram

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se edhe këtë vit do të vazhdojë traditën e tubimit dhe therjes së kurbaneve për nevojat e nxënësve të Medresesë dhe besimtarëve me gjendje të rëndë materiale.

Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, BIK-u ka bërë me dije se Kryesia ka vendosur që çmimi për një kurban të jetë 120 euro, derisa ka dhënë detaje se si mund të bëhet porosia dhe të kryhen pagesat.

“Një sasi e konsideruar e mishit të kurbanit do t’u ndahet edhe qytetarëve me gjendje të rëndë ekonomike, jetimëve dhe personave me aftësi të kufizuara”, thuhet në njoftim.

 

#Kurbani_2020

Publiée par Bashkësia Islame e Kosovës sur Dimanche 26 juillet 2020

(Kosova Sot Online)