Pesë raste të sulmeve ndaj grave brenda 24 orëve

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 12:05
Pesë raste të sulmeve ndaj grave brenda 24 orëve

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës brenda 24 orëve janë raportuar pesë raste të sulmeve ndaj femrave.

Rastet e dhunës ndaj femrave kanë ndodhur në Prishtinë, Fushë Kosovë, Pejë, Vushtrri, Mitrovicë.

Lexoni të plotë raportin e Policisë lidhur me rastet e sulmit ndaj femrave:

Prishtinë, 24.07.2020-18:00. Më 26.07.2020 viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj i dyshuari mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa, i dyshuari është arrestuar dhe me vendim te prokurorit dërgohet ne mbajtje.

Rr “Dardania”, Fushë Kosovë 26.07.2020-13:07. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare. Pas intervistimit me urdhër të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje . 

Pejë, 26.07.2020-19:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti nën ndikim të alkoolit ka sulmuar fizikisht kunatën e tij viktimën femër shqiptare, shtetase e Shqipërisë. Nuk raportohet për të lënduar, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje.

Vushtrri 25.07.2020 – 21:10. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje ka goditur viktimën femër K-Shqiptare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.

Rr. “Ulqini” Mitrovicë Jugu 26.07.20020-14:20. Është arrestuar i dyshuari mashkull rom shtetas i huaj, pasi që i njëjti ka ushtruar dhunë fizike dhe e ka mbajtur pa vullnetin e saj viktimën shtetase e huaj. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. Lidhur me rastin janë njoftuar edhe Ambasadat përkatëse. 

(Kosova Sot Online)