Meksika shënon mbi 4,500 viktima të koronavirusit për një javë

  • E.K /
  • 27 July 2020 - 12:45
Meksika shënon mbi 4,500 viktima të koronavirusit për një javë

Gjatë një jave, në Meksikë janë regjistruar 4,506 të vdekur nga koronavirusi, sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përpos viktimave, gjatë javës së kaluar u regjistruan edhe mbi 46,000 persona të infektuar, shkruan “CNN”.

Deri më tani, Meksika i ka regjistruar 390,516 persona të infektuar dhe 43,680 të vdekur, duke u bërë një prej shteteve më të prekura në Amerikën Latine.

Presidenti meksikan, Andres Manuel Lopez Obrador, tha se rritja e numrit të rasteve është rezultat i shtimit të testimit dhe vonimit të të dhënave, ndonëse Meksika ka një ndër shkallën më të ulët të testimit të popullsisë në mesin e shteteve të mëdha.

Numër të madh të rasteve të koronavirusit kanë edhe Brazili, Peruja, Kili dhe disa shtete të tjera.

(Kosova Sot Online)