Shkencëtarët brazilianë studim për përhapjen e virusit nga ajri

  • E.K /
  • 28 July 2020 - 10:38
Shkencëtarët brazilianë studim për përhapjen e virusit nga ajri

Kërkuesit shkencorë të Universitetit Shtetëror të Rio de Janeiro po gjurmojnë përhapjen e koronavirusit duke monitoruar ajrin në komunitet, kryesisht në zonat më të prekura me Covid-19.

Ekipet kanë ngritur edhe monitorë të posaçëm për të pikasur përhapjen e virusit Sars Cov2 në ajër.

Edhe në ujërat e ndotur mund të gjurmohet virusi, pasi anëtare të komunitetit në Rio De Janeiro kanë rezultuar pozitivë. Por ekspertët po monitorojnë gjithashtu ajrin, për të përcaktuar mënyrën se si virusi përhapet përmes erës, shiut dhe ujit të pijshëm.

Kërkimet janë zhvendosur fillimisht në lagjen e njohur si Santa Marta, një nga më të varfrat në Rio, që vuan nga mungesa e infrastrukturës.

Brazili është vendi i dytë në botë që vuan nga pandemia koronavirus, pas SHBA-së. Vetëm në 24 orët e fundit janë regjistruar 555 viktimave, ndërsa janë shënuar 24.578 raste te reja, raportoi Ministria e Shëndetësisë.

Në total, në Amerikën e Jugut janë shënuar 87 mijë viktima, ndërsa janë konfirmuar më shumë se 2.4 milionë raste pozitive. 

(Kosova Sot Online)