ShBA-ja dhe Rusia nisin bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 12:03
ShBA-ja dhe Rusia nisin bisedimet për kontrollin e armëve bërthamore

Bisedimet treditore rreth kontrollit të armëve bërthamore mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë pritet të fillojnë të martën në Vjenë të Austrisë.

Gjatë rundit të parë të bisedimeve për këtë çështje, të zhvilluar muajin e kaluar, palët diskutuan rreth traktatit të vitit 2010 për armët strategjike, me të cilin përcaktohet numri më i madh i armëve bërthamore me rreze të gjatë veprimi që mund të ketë secili shtet.

Këto bisedime vijnë pas dialogut njëditor për sigurinë në hapësirë, që u zhvillua një ditë më parë dhe që ishte i pari për këtë çështje që u diskutua mes dy vendeve që nga viti 2013, shkruan “Free Europe”.

Shtetet e Bashkuara kanë propozuar rregulla për sjellje të përgjegjshme në hapësirë, që do të përcaktohej në bazë të rregullave të tanishme për luftën dhe që mbeshtetet në parimet e proporcionalitetit dhe humanizmit.

Në anën tjetër, Rusia dhe Kina e kanë përkrahur një ide tjetër, që të ndalohen armët në hapësirë përmes një traktati ndërkombëtar.

Shtetet e Bashkuara dhe Britania e kanë akuzuar Rusinë se ka testuar një armë anti-satelitore në hapësirë më 15 korrik. Moska i ka mohuar këto akuza dhe ka thënë se veprimi i saj ka qenë inspektim i një sateliti nga një satelit tjetër.

(Kosova Sot Online)