Irani shënon rekord të viktimave të koronavirusit për periudhën 24-orëshe

  • G.G /
  • 28 July 2020 - 12:22
Irani shënon rekord të viktimave të koronavirusit për periudhën 24-orëshe

Ministria e Shëndetësisë e Iranit ka njoftuar se për 24 orë në këtë shtet nga koronavirusi kanë vdekur 235 persona.

Kjo është shifra më e lartë ditore e viktimave të koronavirusit në Republikën Islamike që nga fillimi i përhapjes së virusit të ri, shkruan “The Guardian”.

Me rastet e reja, numri i përgjithshëm i viktimave shkoi në 16,147, ndërsa janë infektuar më shumë se 257 mijë persona.

Irani është vendi më i prekur nga koronavirusi në Lindjen e Mesme dhe një ndër shtetet me numrin më të madh të rasteve në tërë kontinentin e Azisë.

Presidenti iranian, Hassan Rouhani, disa ditë më parë i bëri thirrje popullit për respektim të distancës sociale dhe masave të tjera gjatë festës së Kurban Bajramit.

(Kosova Sot Online)